VLEN: 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit shënohet me miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Sot shënohet 24-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, dokumenti historik që i dha fund konfliktit të vitit 2001 dhe hapi rrugën për barazinë e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në një deklaratë publike, VLEN thekson se kjo marrëveshje është rezultat i sakrificave të mëdha të atyre që luftuan për liri, drejtësi dhe dinjitet kombëtar.

“Pas më shumë se dy dekadash, ne si VLEN arritëm të realizojmë hallkën kyçe të kësaj marrëveshjeje – Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, i cili garanton që shqiptarët dhe të gjithë qytetarët e këtij vendi të kenë vendin e tyre të merituar në institucionet shtetërore,” thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas kësaj deklarate, ky ligj nuk është vetëm një akt juridik, por “kurorëzimi i një sakrifice historike” dhe dëshmi se gjaku dhe mundi i atyre që besuan në barazi nuk kanë shkuar kot.

VLEN përsëriti angazhimin për ta mbrojtur dhe çuar përpara frymën e Marrëveshjes së Ohrit, duke synuar ndërtimin e një shteti të drejtë, të barabartë dhe me dinjitet për të gjithë.

“Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan dhe u flijuan për këtë rrugë,” përfundon deklarata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More