Shkup, 12 gusht – Lëvizja VLEN ka reaguar ndaj akuzave të Aleancës për Shqiptarët, duke i cilësuar si hipokrite dhe të pabazuara. Në një deklaratë publike, VLEN ka thënë se “ata që sabotuan procesin e punësimeve për shqiptarët, sot bëjnë viktimën” dhe se “hipokrizia e tyre nuk mbulohet as me deklarata patetike, as me fjalë të mëdha”.
Sipas VLEN-it, të njëjtët politikanë që më herët akuzonin se shqiptarët nuk po punësoheshin, tani kritikojnë procesin kur po punësohen “qindra të rinj shqiptarë”. Partia thekson se kundërshtimi i Aleancës nuk lidhet me mirëqenien e të rinjve, por me faktin se procesi zhvillohet pa ndikimin e tyre.
VLEN gjithashtu akuzon Aleancën për Shqiptarët dhe partnerët e saj politikë për bashkëpunim me BDI-në, duke i lidhur me “lista të veçanta” për punësim dhe duke parashikuar “humbje të thellë” për ta në zgjedhjet e tetorit.
Aleanca për Shqiptarët deri më tani nuk ka reaguar ndaj deklaratës së VLEN-it.