Shkup, 24 korrik – Kanë kaluar pesë ditë që nga parashtrimi publik i pyetjeve drejtuar Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), por kjo parti vazhdon të hesht. Asnjë reagim, asnjë sqarim, asnjë përgënjeshtrim.
Pesë ditë pa përgjigje nga BDI:
Sa dhe çfarë takimesh ka zhvilluar Bujar Osmani me përfaqësues të autoriteteve serbe?
Sa herë ka udhëtuar në mënyrë private në Serbi, pa e informuar opinionin publik?
Pse gjithë kjo heshtje nga një subjekt politik që pretendon të jetë “mbrojtës” i kursit euroatlantik dhe i interesave të shqiptarëve?
A nuk është pikërisht kjo heshtje një konfirmim i gjithçkaje që është thënë deri më tani?
E pyesim publikisht Bujar Osmanin:
A ka nisur tashmë bashkëpunimin me strategët e komunikimit të Aleksandar Vuçiqit?
A do të vazhdojë bashkëpunimin me PR-strategët që i kishte edhe qeveria e kaluar LSDM-BDI?
A do të ketë ende mbështetje nga Beogradi, ashtu siç ka pasur edhe më parë?
A po ndërtohen ende aleanca në prapaskenë me Beogradin, ndërsa në publik shfaqet “patriotizëm” i rremë?
E vërteta nuk mund të fshihet:
BDI ka ndërtuar diplomaci me Beogradin, jo me Prishtinën.
11 takime me autoritetet serbe, 0 me ata kosovare.
BDI është fotografuar me Vuçiqin, jo me Kurtin.