Von der Leyen: Hapi juaj i vetëm para hapjes së negociatave është të bëni ndryshimet kushtetuese

nga Xh M

Shkup, 15 tetor – “Qëndrojmë plotësisht pas Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Mund të mbështeteni tek ne,” shkroi në rrjetin social “X” presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimit në Qeveri me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Hapi juaj i ardhshëm dhe i vetëm para hapjes së negociatave është i qartë – të bëni ndryshimet kushtetuese. Topi është në fushën tuaj. BE-ja është e gatshme,” shkroi shkurt Von der Leyen.

Presidentja e KE-së, Von der Leyen, ka mbërritur sot në Shkup. Gjatë qëndrimit të saj, ajo zhvilloi takime me presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More