Një 20-vjeçar dhe një 31-vjeçar janë ndaluar pasi të njëjtit ishin duke zhvilluar gara shpejtësie në Ferizaj.
“Shoferi me inicialet B.B. (31 vjeç), që drejtonte veturën Audi, dhe E.K. (20 vjeç), që drejtonte veturën Mercedes me targa vendore, janë kapur duke qarkulluar me shpejtësi prej 113 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h”, ka njoftuar Drejtoria e Policisë për Rajonin e Ferizajt.
Për këto kundërvajtje të rënda në trafik, ndaj tyre janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, ndërsa shoferit vendor i janë shqiptuar edhe 5 pikë negative. Shoferi tjetër kishte patentë-shofer të huaj. Të dy janë përjashtuar nga trafiku.
Matja e shpejtësisë është kryer me radar lazerik.