Shkup, 28 maj – Vlen në Qeverinë e re që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski do të ketë 6 ministra, përkatësisht dy prej tyre edhe zëvendës kryeministra.
Kështu, Izet Mexhiti pritet të jetë zëvendës kryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor kurse Taravari i Shëndetësisë.
Pjesëmarja e Vlen në Qeveri:
Zëvendës kryeministër i parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Izet Mexhiti
Ministër i Shëndetësisë – Arben Taravari
Ministër i Ekonomisë dhe Punës – Besar Durmishi
Ministër i Çështjeve Sociale, Demografisë dhe Rinisë – Fatmir Limani
Ministër i Integrimit – Admirim Haliti
Ministër pa resor për Qeverisje të Mirë – Bujare Abazi