Zgjedhjet/ Të pavarurit regjistrohen si parti

nga Redaksia

Shkup, 24 korrik – Nismat qytetare tashmë filluan regjistrimin si subjekte politike, duke qenë se partitë politike parlamentare i lanë në udhëkryq me mosndryshimin e Kodit zgjedhor.

E para që njoftoi regjistrimin ishte platforma e pavarurve e përbërë nga iniciativat Shans për Qendrën, Të Pavarurit për Karposhin – Për Mbrojtjen e Karposhit, Të Gjelbrit nga Gazi Baba, aktivistë qytetarë nga disa komuna të Shkupit dhe qytete të tjera.

Ata thonë se mbeten të hapur për iniciativa të tjera nga i gjithë vendi.

“Duke u bashkuar në një platformë të përbashkët të regjistruar zyrtarisht, ne do të luftojmë kundër dëshirës së partive për të nxjerrë jashtë procesit zgjedhor iniciativat e pavarura qytetare. Çdo qytetar ka të drejtë të votojë për përfaqësues që përfaqësojnë vërtet nevojat e tij. Në periudhën në vijim, ne do të ndajmë më shumë informacion në lidhje me procesin e mbështetjes dhe do të prezantojmë listat dhe kandidatët tanë. Të gjithë qytetarët, pavarësisht nga qyteti i tyre i banimit, do të jenë në gjendje të japin mbështetjen e tyre për regjistrimin tonë”, thonw nga Platforma e të pavarurve.

Në bisedime me to ka qenë edhe Qyteti i gjelbër human por ata tashmë kanë vendosur të regjistrohen parti në vete. Sipas tyre, kjo do të jetë partia e parë në Maqedoni e përbërë nga aktivistë që, siç thonë ata, kanë punuar vullnetarisht për të mirën e përbashkët në fushat e mbrojtjes së mjedisit dhe mbrojtjes së kafshëve për vite me radhë. Regjistrimi si parti thonë se përfaqëson vetëm një mjet teknik që të mund të marrin pjesë në zgjedhje.

“Jemi të detyruar të ndërmarrim këtë hap sepse qeveria dhe opozita në Parlament kanë vendosur bashkërisht të rrëzojnë Kushtetutën, të injorojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 20 majit 2025, dhe jo vetëm që kanë propozuar ndryshime në Kodin Zgjedhor që janë jokushtetuese dhe në kundërshtim me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së dhe Komisionit të Venedikut, por vetëm dy javë para se të shpallen zgjedhjet, nuk ka ligj… Ky vit zgjedhor është i pari kur pjesëmarrja e të pavarurve në zgjedhje është ndaluar plotësisht, gjë që është një precedent i paparë antidemokratik në historinë e Maqedonisë së pavarur”, thonw nga Qyteti i gjelbër human.

Nënshkrimi për regjistrimin e partisë mund të jepet vetëm për njërin opsion. Për formimin e një partie politike nevojiten 1000 nënshkrime.

Boshllëku ligjor që dëmton kandidaturat e pavarura u krijua pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që pragu i nënshkrimeve prej 1% të votuesve të regjistruar në listë, gjegjësisht në komunën përkatëse, vendosur në mars të 2024, për kandidatët e pavarur ishte i padrejtë dhe dëmtonte pluralizmin.

VMRO, LSDM, VLEN dhe ZNAM më pas propozuan ndryshime të reja me të cilat duhej mbledhja e 100 deri 3500 nënshkrimeve, varësisht komunës ku garojnë kandidatët.

Kjo praktikisht, në disa raste, nënkupton madje më shumë se 1%-shi që kontestoi Gjykata Kushtetuese. Ndryshimet e propozuara nuk janë miratuar për shkak të mungesës së badentetit, gjë që e bën secilin nga këto opsione të pavlefshëm. / Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More