Zgjehdjet lokale 2025, kandidatët e pavarur vazhdojnë fushatën

nga Redaksia

Shkup, 4 tetor – Kandidatët e pavarur për kryetarë komune dhe këshilltarë komunal në disa komuna kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, duke shpalosur ofertën e tyre, me synimin për të marr besimin e qytetarëve.

“Sot me bartësen e listës kemi dalur në treg të gjelbërt, ti shohim qytetarët dhe ti pyesim se cilat janë problemet e tyre. Kjo pas nesh nuk ngjan në treg që duhet të jetë një vend i bukur, ku njerëzit do ti blejnë produktet e tyre në kryeqytet. Programi ynë parashikon një objekt të madh, i cili do të pasqyron dhe do të jetë krenari për qytetin tonë Shkupin. Tregun e gjelbërt do ta bëjmë në disa kate, objekt modern, ku do të ketë garazhe nëntokësore, kati i parë dhe i dytë do të jenë tezgat, ndërsa katin e tretë dhe të katërt do ti bëjmë një vend urban.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar në qytetin e Shkupit, Aleksandar Rashkoviç.

“Ne të gjithë e duam këtë shtet, por këtu tregohet se sa ne e duam këtë vend. Ne dëshirojmë që vetëdijen kolektive ta rrisim në nivel më të lartë, prandaj jemi mbledhur këtu, intelektual dhe me përvojë, të cilët kanë kaluar gjithçka, që duam të ndikojmë te ju në mënyrën e ruajtjes së mjedisit jetësor, së pari ne duhet të kontribuojmë. Dhe, një nga sloganet themelore të lëvizjes sonë qytetare, do të thoja, o politike, sepse e jemi qytetarë, është që interesi kolektiv është para interesit personal.”, u shpreh kandidati i pavarur për këshilltar në Kavadar, Jovan Zllatevski.

“Të shihen shpenzimet se për çka po harxhohen mjetet, a po shpenzohen në mënyrë të destinuar apo jo të destinuar. Mendimi im është se me shpenzim të destinuar të mjeteve, çdo institucion mund të punojë me profit, e jo të shkojë në falimentim. Momentalisht situata me NP Higjiena Komunale është mizore. Zotohemi për rregullimin e shtratit të lumit “Gradska”, për të cilin ka projekt të përgatitur që nga viti 2020 së bashku me UNDP, me qëllim që të mbrohemi nga përmbytjet.”, u shpreh kandidatja e pavarur për kryetare në komunën e Prilepit, Pavlinçe Matevska.

“Ka shumë pak vende parkimi, ndërsa edhe ato vende të parkimit që janë, paguhen, pra janë të ndara me tenderë. Do të mundohemi ta rregullojmë atë problem për sa i përket parkingjeve dhe garazheve në kate, ndërsa normalisht edhe do të ndërtojmë një sallë të re dhe hapjen e pishinës, e cila është mbyllur para dhjetë viteve. Konkretisht, kur flasim për ardhmërinë e Manastirit si qytet, asgjë nuk mund të bëjmë nëse nuk arrijmë ti mbajmë të rinjtë në Manastir.”, u shpreh kandidatja për kryetare e komunës së Manastirit nga “Era e tretë”, Mirjana Mirçevski.

“Në turizëm, ‘Kullat e Markut’ është një projekt edukues dhe arsimor, i qëndrueshëm financiarisht, tërësisht projekt i përgatitur për rrethim, sigurim të shtuar, mbikëqyrje me kamera, tabela informative, udhërrëfyes turistik, krijimin e një eko-parku me kafshë shtëpiake, kopsht botanik, muze arkeologjik, objekte për shitje të suvenirëve. Ky projekt do të ndikojë në zhvillimin e komunës së Prilepit si në aspektin e turizmit, ashtu edhe në aspektin e arsimit.”, u shpreh kandidati i pavarur për kryetar në komunën e Prilepit, Gjorgjija Igeski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More