Zgjerimi në fokus të takimit të ministrave për çështje evropiane të anëtarëve të BE-së dhe të kandidatëve për anëtarësim

nga D. V.

Kopenhagë, 2 shtator – Procesi i zgjerimit të BE-së do të jetë tema kryesore në sesionin e parë të takimit joformal të ministrave të çështjeve evropiane të 27-të vendeve anëtare të BE-së dhe kolegëve të tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës, që sot mbahet në Kopenhagë.

Sipas paralajmërimit të Kryesisë daneze me BE-në, fokusi kryesor i diskutimit me titull “Nga Kopenhaga, përmes Kopenhagës, deri në Kopenhagë” do të vendoset në aspektet e ndryshme të zgjerimit të Bashkimit Evropian, me analizë të procesit aderues gjatë kryesimeve paraprake të Danimarkës me bllokun në vitin 1993 dhe 2002, si dhe në Kriteret e Kopenhagës për anëtarësim nga viti 2004.

Krahas sesionit për zgjerim, ministrat e vendeve anëtare të BE-së do të mbajnë edhe sesionin e dytë kushtuar përforcimit të veglave të Unionit për sundimin e së drejtës.

Takimi do të përfundojë me drekë pune, ku do të bëhet fjalë për përgatitjet e BE-së për procesin e mëtejshëm të zgjerimit, duke përfshirë edhe për reformat e nevojshme të brendshme në bllok.

Takimi ministror filloi mbrëmë me darkë joformale të pjesëmarrësve në tubim, ndërsa sot vazhdon me pjesën punuese.

Takimet joformale të ministrave resorë të vendeve anëtare janë tubime, ku nuk merren kurrëfarë vendime, por vetëm diskutohet dhe këmbehen mendime për tema dhe çështje të caktuara.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More