Zhupa: Projektbuxheti 2026 nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria

nga D. V.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi sot se PD është kundër projektbuxhetit 2026, duke e cilësuar atë “buxhetin e vjedhjes së madhe”.

Në fjalën e saj në Kuvend Zhupa u ndal tek projektbuxheti i vitit 2026 duke theksuar se “në këtë parlament ndodh një çudi, vjen pr/buxheti dhe nuk shoqërohet me paketën fiskale si e kërkon rregullorja, kushtetuta apo siç e kërkon logjika”.

“Pra këtu vjen si do të shpenzohen paratë e shqiptarëve, por nuk vjen se si do të mblidhen nga do të dalin këto para, si do të jenë politikat për taksat, për tatimet në këtë vend që ne të kuptojmë nëse kemi një buxhet të balancuar apo kemi një buxhet që do të kërkojë një deficit të tepruar në Shqipëri. Atë që kërkon rregullorja dhe atë që kërkon kushtetuta këta nuk e zbatojnë”, theksoi Zhupa.

Zhupa u shpreh se “ne jemi kundër dhe këtij buxheti, buxhetit të vjedhjes së madhe, buxhetit që nuk nxjerr shqiptarët nga varfëria, që i jep më shumë para koncesionarëve dhe më shumë para ministrave tuaj. Sepse e kemi parë tashmë që çdo firmë, çdo vulë e dhënë është një koncesion, në fakt është 50 milionë më tepër në tunelin e Llogorasë. Është pasurimi qeveritarëve në kurriz të shqiptarëve”.

“Të dhënat, të cilat janë zyrtare dhe vijnë në krahasim nga Eurostat, i cili po ashtu merr të dhëna të shtrembëruara nga INSTAT-i juaj imagjinoni sa keq është në krahasim me atë që duhet të ishte realiteti tregon se Shqipëria zë vendin e parë, jemi kampion në rajon edhe në Europë sepse kemi 40.5% të popullsisë në varfëri, të privuar nga jeta sociale dhe me intensitet të ulët punësimi”, nënvizoi Zhupa.

Zhupa u ndal edhe tek premtimi i qeverisë për pensionet

“Premtimi juaj për pensionet është i përkthyer shumë thjesht 60 lekë në ditë për pensionistin në qytet dhe 20 lekë në ditë për pensionistin në fshat. Çfarë mund të bëjë pensionisti me 20 lekë në ditë me 200 lekëshin e vjetër në ditë, asgjë. Ju mund të bëni shumë mund të bëni një propagandë të madhe me këtë rritjen, por në fakt pensionistët nuk bëjnë asgjë sepse askush nga ata nuk do të garantonte jetesën më të mirë, ilaçe më të mira apo sistem më të mirë për përkujdesin e tyre nga sëmundjet”, tha Zhupa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More