Zjarri u afrohet banesave në Tërbaç të Vlorës, banorët apel për ndërhyrje nga ajri

nga L. M

Një zjarr ka rënë pasditen e kësaj të hëne në fshatin Tërbaç, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dhe kullota.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë malor, flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të malit duke djegur kullota por dhe pyje.

Banorët e zonës, së bashku me autoritetet vendore, kanë kërkuar për ndërhyrje nga ajri, pasi mjetet zjarrfikëse të vendosura në terren kanë vështirësi të arrijnë në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të thepisur.

Situata paraqitet e rrezikshme pasi dhe banesat janë afër.

Forcat zjarrfikëse nga bashkia dhe zonat përreth ndodhen në vendngjarje, por theksojnë se pa mbështetje ajrore është e vështirë të vihet nën kontroll një zjarr i këtyre përmasave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More