Zvarritja e proceseve gjyqësore betonon besimin e ulët në gjyqësi!

nga I.A

Shkup, 1 korrik –  Gjyqësori është pushteti i tretë sipas radhitjes së pushteteve, që duhet të kontrollojë dy pushtetet tjera atë legjislativ dhe ekzekutiv. Por, në Maqedoninë e Veriut ky pushtet ka stagnuar së punuari dhe duket sikurse është jofunksional. Gjashtë muaj nga shpallja e aktgjykimit për aksidentin e Llaskarcës i cili ndodhi në shkurt të vitit 2019-të, Gjykata Penale e Shkupit ende nuk ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin me shkrim, që më pas të njëjtit të kenë të drejtë të ankohen në Apel. Vonesa e dorëzimit të aktgjykimit deri te palët është në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, i cili parashikon që aktgjykimi duhet të jetë gati në afat prej maksimum dy muajsh, shkruan Zhurnal.

Gjykata Penale në mënyrë jo ligjore zvarrit aktgjykimin për aksidentin e Llaskarëcës –

Gjashtë muaj nga shpallja e aktgjykimit për aksidentin e Llaskarcës i cili ndodhi në shkurt të vitit 2019-të, Gjykata Penale e Shkupit ende nuk ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin me shkrim, që më pas të njëjtit të kenë të drejtë të ankohen në Apel. Vonesa e dorëzimit të aktgjykimit deri te palët është në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, i cili parashikon që aktgjykimi duhet të jetë gati në afat prej maksimum dy muajsh.

“Aktgjykimi që është publikuar patjetër të përgatitet me shkrim në afat prej 15 ditësh pas publikimit, ndërkaq në lëndët e komplikuara me përjashtim në afat prej 60 ditësh, afate të cilat nuk mund të tejkalohen”, thuhet në Neni 407, paragrafi 1 i Ligjit për Procedurë Penale.

Përfaqësuesi ligjor i një pjese të familjarëve të viktimave, nga aksidenti tragjik, Vlladimir Nikollovski për Alsat deklaron që sikur të mos ishte e mjaftueshme zvarritja e gjykimit prej afërsisht 5 vite, tani edhe po zvarritet edhe përgatitja e aktgjykimit. Ai madje, dyshon që arsye e zvarritjes është që të vjetërsohet lënda.

“Nëse vijon sipas udhëheqjes së procedurës deri më tani dhe me përgatitjen e aktgjykimeve, mund të vijë deri në vjetërsimin e lëndës”. “Unë shihem vazhdimisht me ata. Vijnë në zyrë çdo ditë pyesin deri ku është, nëse kam marrë diçka, por me të vërtetë nuk kam çfarë t’u them. Të gjitha afatet ligjore janë shkelur dhe vetëm të drejtohemi në Gjykatën Supreme për gjykim në afat të paarsyeshëm dhe tjetër masë ligjore nuk kemi që mund të përdorim në këtë fazë”, tha Vlladimir Nikollovski, avokat i një pjese të familjeve të viktimave.

Nga ana tjetër, pushimi një mujor i gjykatave fillon më 15 korrik, që do të thotë se nëse nuk dorëzohet deri te palët, gjatë kësaj periudhe, atëherë e njëjta duhet të bëhet pas gjysmës së dytë të gushtit.

Aktgjykimi për aksidentin e autobusit të “Durmo Turs” në Llaskarcë të Shkupit u shpall dy javë para përvjetorit të pestë të ngjarjes tragjike, ne të cilën humbën jetën 16 persona dhe 38 të tjerë u lënduan, në mesin e të cilëve edhe me pasoja të përhershme shëndetësore.

Gjykata i shpalli fajtorë 6 të akuzuarit, pasi autobusi ka qenë teknikisht i parregullt, ndërkaq shoferi nuk ka pasur kujdes dhe ka vozitur mbi normën e lejuar të shpejtësisë.

Sipas aktgjykimit, pronari i Durmos, Durmish Beluli u dënua me 4 vjet burg, ndërkaq shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski me 14 vjet burg. Përgjegjësi i kompanisë për Transport Remzi Miftari u dënua me 6 vjet burg, ndërkaq të punësuarit e stacionit të kontrollit teknik Igor Gjeorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Babarovski me nga 5 vjet burg.

Të gjithë të dënuarit mohojnë fajin dhe kanë paralajmëruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Ndërkaq të dëmtuarit do apelojnë dënimet sipas tyre të ulëta.

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit në Kodin penal bien në kurriz të qytetarëve, pasi parat do të merren nga buxheti shtetit –

Shpenzimet për mbrojtjen e lëndëve të vjetruara me ndryshimet e fundit të Kodit Penal bien në kurriz të buxhetit të shtetit. Mjetet që të pandehurit i kanë paguar avokatëve me vendim të Gjykatës do duhen tu kthehen palëve. Që shpenzimet të jenë të pranuara, avokatët duhen të dërgojnë kërkesë para gjykatës, të paraqesin shpenzimet reale, ndërsa deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim të tillë, informuan në brifingun e sotëm në Gjykatën Themelore -Shkup.

Shuma e cila duhet të ju paguhet avokatëve, përcaktohet në bazë të kërkesës që i parashtrohet gjyqtarit, pra trupit gjykues që ka trajtuar lëndën, janë ofruar prova për pagesën nga pala që pastaj gjykata t’i kthej ato mjete.

“Gjykata penale në këtë rast kërkon prova se këto shpenzime janë paguar më herë. Dëshmi është kuponi fiskal, certifikatë nga DAP ose certifikatë nga llogaria bankare, ku mundet të shohim hyrjen dhe daljen e mjeteve, që të mund si shpenzime reale t’i paguajmë, derisa nuk na jepen për mbikëqyrje, do të thotë se ka ndonjë problem. Dhe më pas këto shpenzime ju kthehen palëve”, sqarojnë nga Gjykata penale.

Përveç shpenzimeve të avokatëve, gjykata duhet t’i kthej edhe shpenzimet e bëra për ekspertizë, ndërsa të akuzuarit në këto raste do të mund të kërkojnë kompensim nga shteti për kohën e kaluar në paraburgim.

Këto veprime ulin edhe më shumë besimin në gjyqësi –

Një sondazh i OSBE-së që u publikua gjatë këtij viti zbuloi të dhëna shkatërruese mbi punën e gjyqësorit. 72 për qind e gjyqtarëve të anketuar nuk pajtohen se Këshilli Gjyqësor është mbrojtës i pavarësisë së gjyqësorit. Më shumë se gjysma e prokurorëve në shtet besojnë se këshilli i tyre nuk vendos në mënyrë të pavarur. Sondazhi vjen në një periudhë trazirash në këshillin gjyqësor që ka rezultuar me dorëheqje. Faktori ndërkombëtar e vlerësoi trupin si të paligjshëm.

Për më tepër, si gjyqtarët ashtu edhe prokurorët publikë shprehën mosbesim të konsiderueshëm në punën e këshillave të tyre, ku tre nga katër gjyqtarë të anketuar u shprehën se nuk besojnë se Këshilli Gjyqësor mbron me sukses pavarësinë gjyqësore, ndërsa më shumë se gjysma e prokurorëve publikë të anketuar tregojnë se nuk besojnë se Këshilli i Prokurorëve Publikë merr vendime në mënyrë autonome dhe të pavarur.

Prandaj, për të ecur para Maqedonia e Veriut është e detyruar që krahas gjitha reformave tjera të bëj edhe reformat e duhura dhe shumë të nevojshme në sektorin e gjyqësisë, fillimisht duke e departizuar pastaj duke e lejuar që të funksionojë pa presione politike, në mënyrë që të ketë kuptim të plotë si pushtet korrigjues./Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More