Klubi anglez, Manchester City ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Antoine Semenyo nga Bournemouthi.
Ekipi i Pep Guardiolës nuk ka qëndruar duarkryq as gjatë këtij afati kalimtar dimëror, pasi ka bërë tashmë një transferim të madh.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Semenyo, i cili është transferuar në Etihad pas shkëlqimit me Bournemouthin në Ligën Premier.
“Manchester City është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e Antoine Semenyo nga AFC Bournemouth”.
“26-vjeçari ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë, e cila do ta shohë atë të qëndrojë në stadiumin Etihad deri në vitin 2031”, thuhet në njoftim.
Sipas mediave britanike, transferimi i Semenyos i ka kushtuar Cityt rreth 75 milionë euro, teksa do ta mbajë fanellën me numër 42.
