Gjatë muajit dhjetor janë mbledhur 13.000 ton mbeturina komunale në Shkup

Nga B.M
807 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Gjatë muajit dhjetor 2025, NP “Higjiena Komunale”-Shkup mblodhi dhe transportoi gjithsej 13.000 ton mbeturina komunale nga koshat në shtëpitë individuale dhe kontejnerët e vendosur në hapësirat publike në territorin e qytetit të Shkupit.

“Në të njëjtën kohë, ekipet e Kompanisë larguan 2200 metra kub mbeturina kryesisht të rënda dhe ndërtimore nga deponitë ilegale të vendosura në të gjitha komunat e Shkupit.

Gjatë muajit të fundit të vitit të kaluar, Eko-Patrulla e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup zhvilloi një numër të madh bisedash edukative me përfaqësues të subjekteve afariste, si dhe me individë të cilët u kapën duke hedhur mbeturina në mënyrë të papërshtatshme, gjatë të cilave u përgatitën 225 procesverbale.

Numri më i madh i procesverbaleve – gjithsej 85 – u dorëzuan në komunën e Karposhit të Shkupit”, thonë nga NP “Higjiena Komunale”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër