Nëse jeni duke kërkuar shujtë të shëndetëshme dhe të shijëshme që përgatitet shpejt dhe lehtë, atëherë kjo rizoto me perime është zgjedhja perfekte për ju. Kombinimi i perimeve të freskëta ose të ngrira, tekstura kremoze dhe shija e pasur e bëjnë këtë recetë perfekte si pjatë kryesore ose pjatë anësore. Përgatiteni në më pak se 30 minuta dhe shijoni çdo kafshatë!
Përbërësit (për 4 persona):
1 qepë
2 karota
2 speca të kuq
2 speca të gjelbër
300 gram oriz 1.2 l ujë të valuar (më shumë nëse është e nevojshme)
100 ml ajkë
Kripë
Piper i zi
Vaj ulliri
Përgatitja:
Prisni qepën në katrorka të vogla, karrotat dhe specat në shirita. Ngrohni vajin e ullirit në një tigan ose tenxhere të thellë. Shtoni qepën dhe skuqeni derisa të zbutet. Pastaj shtoni karrotat dhe skuqini për 1-2 minuta të tjera. Shtoni specat dhe shtoni pak kripë.
Shtoni orizin dhe skuqeni shkurt me perimet. Shtoni gradualisht ujin vluar, duke e përzier herë pas here, derisa orizi të zbutet (rreth 20-25 minuta në zjarr të ulët). Kini kujdes që rizoto të mos bëhet shumë i lëngshëm ose orizi të ziejë shumë – shtoni ujë sipas nevojës. Shtoni kripën dhe spcin sipas dëshirës. Nga fundi i gatimit, kur orizi të jetë zier pothuajse plotësisht, shtoni ajkën. Përziejini mirë që të bashkohet .
Servirja:
Kjo rizoto është e shkëlqyer si shujtë e lehtë më vete, por shkon edhe në mënyrë të përkryer me mish ose peshk.
