Shkup, 1 shtator – Sot, në orën 7.30 minuta, nxënësit e filluan vitin e ri shkollor. Këtë gjallëri ia japin shkollave mbi 245,000 nxënës, nga të cilët 177,800 janë nxënës të shkollave fillore dhe 67,200 janë nxënës të shkollave të mesme. Ata u takuan me mësuesit e tyre, por edhe pse ministrja e arsimit tha se do të ketë libra shkollor, nxnënësit ende nuk i kanë marrë të njëjtët. E gjithë java do shkojë kështu me humbje mësimesh, ngadalë-ngadalë der isa gjithçka të kompletohet, shkruan “Zhurnal.mk”.
Ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe u premtua se nxënësit do të gjejnë kushte më të mira për mësim duke gjetur libra për çdo lëndë.
Kësaj radhe u premtuan tekste shkollore për të gjithë nxënësit, ndërsa ka tekste shkollore krejtësisht të reja për klasën e shtatë në arsimin fillor dhe për vitin e parë në shkollat e mesme, për shkak të zbatimit të kurrikulave të reja. Për herë të parë në shtatë vjet, nxënësit do të marrin edhe tekste shkollore në gjuhë të huaja – anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht.
Këtë vit do të zbatohet një ditar i ri elektronik me performancë më të mirë se ai i mëparshmi, ndërsa do të ketë 1,346 asistentë në shkollat fillore. 130 asistentë do të punësohen për nxënësit e shkollave të mesme me nevoja të veçanta arsimore.
Inteligjenca artificiale po hyn në mësimdhënie dhe është përgatitur një manual gjithëpërfshirës për edukimin si të mësuesve ashtu edhe të nxënësve, me udhëzime të qarta për përdorimin etik dhe efikas të mjeteve të reja teknologjike për qëllime edukative.
Nxënësit do të informohen rreth përfitimeve të inteligjencës artificiale dhe do të mësohen ta përdorin atë në mënyrë etike.
Ndërkohë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur një thirrje për trajnim mbi zbatimin e inteligjencës artificiale në mësimdhënie, në të cilën mund të aplikojnë mësuesit e shkollave të mesme. Sipas thirrjes, të gjithë mësuesit që kanë një nivel bazë të njohurive të mjeteve dixhitale dhe flasin rrjedhshëm anglisht mund të aplikojnë për trajnim.
Inteligjenca artificiale po e ndryshon skenën e arsimit në botë. Efektet e para po ndjehen te nxënësit dhe studentët, ata po marrin informacione për një mësim më të shpejtë dhe më efikas.
Inteligjenca artificiale në procesin arsimor sjell inovacione, modernizim dhe u mundëson studentëve të marrin materiale të përshtatura për stilin dhe ritmin e tyre të të mësuarit. Arsimi është vendi i duhur ku inteligjenca artificiale mund të fillojë të studiohet, por edhe për të vendosur themelet etike për përdorimin e saj.
Me aplikimin në rritje të inteligjencës artificiale duhet të ketë rregulla dhe standarde të qarta, nevojitet një rregullim që do të garantojë mbrojtjen dhe do të parandalojë abuzimin.
Në vitin e ri shkollor, është ofruar mbështetje më e madhe për nxënësit e talentuar, pra mbulim i plotë i kostove të pjesëmarrjes në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës. Dhe është ofruar orientim professional në karrierë për të gjithë nxënësit.
Problemet e vjetra qëndrojën ende, pasi një numër i madh mësuesish nuk kanë vend në arsim duke pasur parasysh se nuk janë kompetentë si edukatorë dhe se u mungon arsimi i duhur gjatë edukimit të fëmijëve, shkruan “Zhurnal.mk”.