Foto historike nga 1908 dhe thirrja për ta regjistruar Plisin në listën e UNESCO-s

nga Redaksia

Në një fotografi të vitit 1908 shfaqen luftëtarë shqiptarë në Korçë, pothuajse të gjithë të veshur me fustanellë tradicionale dhe me Plisa (Qeleshe) të bardha në kokë — një imazh që përçon identitetin kombëtar dhe trashëgiminë kulturore të shqiptarëve.

Sipas thirrjeve që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale dhe në komunitetet kulturore, Plisi (Qeleshja) duhet të konsiderohet si një pasuri e përjetshme kulturore e kombit dhe të përfshihet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Aktivistë, historianë amatorë dhe qytetarë kërkojnë nga qeveria shqiptare angazhim maksimal për përgatitjen e një kandidature zyrtare, transmeton zhurnal.mk.

Pse Plisi është i rëndësishëm

Plisi konsiderohet simbol i identitetit kombëtar shqiptar dhe është pjesë e veshjes tradicionale në shumë zona të vendit.

Ai lidhet me histori, rituale dhe identitete lokale, dhe ruhet me kujdes në familje dhe komunitete për breza me rradhë.
Fotografia e vitit 1908 është një dëshmi vizuale e pranisë së plisë-s në jetën publike dhe ushtarake të kohës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More