Qeveria do të blejë vepra artistike deri të mërkurën

Nga B.M
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 janar – Ministria e Kulturës dhe Turizmit deri më 4 shkurt do të blejë vepra artistike përmes Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026. Një person më së shumti mund të propozon tri vepra.

“Me qëllim inkurajimin e artit bashkëkohor, zhvillimin e kulturës artistike, sigurimin e vazhdimësisë në zhvillimin e skenës artistike maqedonase dhe pasurimin e koleksioneve në institucionet kombëtare në fushën e kulturës, Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të blejë vepra arti në vitin 2026 – vepra arti në fushën e arteve pamore në format galerie, me fonde nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026”, raportoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Në Konkurs theksohet se veprat do të shpërndahen në institucione ë ndryshme nacionale.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 4 shkurt, ndërsa propozimet do të vlerësohen nga Komisioni profesional, ndërsa propozimet mund të dorëzohen nga subjektet juridike dhe fizike që janë shtetas të RMV-së.

Propozimet duhet të dorëzohen në arkivin e Ministrisë ose përmes postës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër