Rama pret presidentin e Letonisë, Rinkēvičs

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim në Kryeministri presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Ndërsa ndau momente nga ky takim, kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që mikpret presidentin e Letonisë.

Në takim ishin të pranishme edhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali dhe ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE, Majlinda Dhuka.

Duke informuar mbi këtë takim, ministrja Spiropali vlerësoi se “miqësia mes dy vendeve hap horizonte të reja bashkëpunimi në fushën e sigurisë si partnerë në NATO”, ndërsa e cilësoi “një dorë të rëndësishme mbështetjeje në rrugëtimin europian të Shqipërisë”.

Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkēvičs po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë, ku është pritur në takime nga krerët më të lartë të shtetit.

Ditën e djeshme, presidenti letonez u prit një një takim nga homologu shqiptar, Bajram Begaj, gjatë të cilit trajtuan çështjet e mprehta në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në takim u rikonfirmua angazhimi edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Po dje, presidenti Rinkēvičs u prit në një takim nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ku u theksua nevoja për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha kyçe si integrimi europian, siguria rajonale dhe shkëmbimi i përvojave parlamentare.

Dy vendet kanë një bashkëpunim mjaft efektiv edhe në kuadër të NATO-s, ku trupat shqiptare janë të vendosura në “Camp Ādaži” të Letonisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More