Kushtetuesja e ktheu në detyrë, Veliaj lëshon urdhrin e parë nga burgu

nga D. V.

Duke qenë se Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrën e kryebashkiakut, Erion Veliaj ka nënshkruar një urdhër drejtuar ndërmarrjes së dekorit dhe eventeve, me rastin e festave të fundvitit, nga ambientet e paraburgimit në Durrës.

Përmes këtij urdhri, kryebashkiaku Veliaj kërkon që kjo ndërmarrje të marrë të gjitha masat për dekorimin e qytetit, duke plotësuar të gjitha standardet dhe kushtet e sigurisë.

Po ashtu kjo ndërmarrje do të kryejë dhe dekorimin e ministrive përgjatë bulevardit sipas kërkesave të tyre, raporton A2 Cnn, transmeton Klankosova.tv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More