Gonxhja në Riad: Shqipëria drejt turizmit cilësor përmes IA dhe qëndrueshmërisë

nga D. V.

Në Asamblenë e Përgjithshme të UN Tourism në Riad, Shqipëria ishte një ndër vendet e përzgjedhura për të folur, mes 160 vendesh pjesëmarrëse.

Ky është edicioni i 26-të i kësaj asambleje. Gjatë punimeve, njofton Ministria e Turizmit dhe Kulturës u vërejt se interesi për Shqipërinë është gjithnjë e më i madh, ku shumë përfaqësues e institucione shprehën dëshirën për të bashkëpunuar me vendin tonë në fushën e turizmit, duke vlerësuar potencialet dhe risitë e zhvillimet e fundit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në fjalën e tij në këtë asamble, foli mbi punën e bërë për përmirësimin e përvojës së vizitorit dhe zgjatjen e sezonit turistik, diversifikimin e ofertës turistike përtej zonave bregdetare duke fuqizuar zonat rurale dhe komunitetet lokale. Gjithashtu ministri Gonxhja foli për miratimin e Standardeve Ndërkombëtare të Qëndrueshmërisë (GSTC) dhe krijimin e destinacioneve “inteligjente”, të përditësuara nga të dhëna në kohë reale për menaxhimin e fluksit të vizitorëve dhe mbrojtjen e burimeve.

Një çështje e trajtuar me vëmendje të veçantë është ndikimi transformues i Inteligjencës Artificiale (IA) në turizmin global. IA mbështet kalimin nga “volumi i turizmit” në “turizmin cilësor” duke mundësuar menaxhimin e të dhënave, ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, luftimin e informalitetit, zhvillimin ekonomik, duke gjeneruar rritjen dhe optimizimin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.

Ministri Gonxhja tha se, qytetarët, tashmë, shfrytëzojnë shërbimet publike përmes platformës “e-Albania”, e cila standardizon e garanton transparencën në institucionet qeveritare, qasje e cila forcohet më tej nga ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale – Diella, ministrja e parë në botë e IA, duke integruar të gjithë sektorët strategjikë, përfshirë turizmin.

Kreu i MTKS foli në Riad edhe për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore, përmes programeve të trajnimit për profesionistë të pazëvendësueshëm të mikpritjes, artizanët si dhe punonjësit e kulturës; duke siguruar nga ana tjetër teknologjinë si mjet për të rritur cilësinë, efikasitetin dhe inovacionin brenda sektorit, duke digjitalizuar, automatizuar dhe kursyer.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More