Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare.
Era do të fryrë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në jug pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
| Shkodër | 7/20 | Diell |
| Kukës | 5/19 | Diell |
| Lezhë | 8/19 | Diell |
| Dibër | 3/16 | Diell |
| Durrës | 7/23 | Diell |
| Tiranë | 8/23 | Diell |
| Elbasan | 6/23 | Diell |
| Berat | 4/22 | Diell |
| Vlorë | 8/22 | Diell |
| Korçë | 4/16 | Diell |
| Gjirokastër | 4/21 | Diell |
| Sarandë | 8/22 | Diell |
