Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

nga D. V.

Shkup, 13 nëntor – Kryeministri Hristijan Mikoski i pyetur për të komentuar takimin e mbrëmshëm me partnerët e koalicionit lidhur me rikonstruimin qeveritarë, tha se takimet ishin të rregullta dhe se së shpejti do të ketë informacione.

Lidhur me zërat se Muhamet Hoxha do të zëvendësoj Izet Mexhitin në postin e ministrit të Ekologjisë, tha se gjithçka do të dihet ditëve në vazhdim, raporton SHENJA.

“Nëse do të kisha diçka më tepër për të thënë do ta thoja në pyetjen e parë”, tha Mickoski.

Sa i përket caktimit të besuarve në komunat ku dështuan zgjedhjet, tha se është biseduar për këtë temë dhe se të njëjtit do të caktohen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More