Më 28 Nëntor rikthehet Inva Mula në Shkup

nga D. V.

Me mbështetjen e Komunës së Çairit, nën organizim të Operës dhe Baletit Nacional, më 28 Nëntor skena e institucionit do të mirëpresë rikthimin e sopranos së shquar ndërkombëtare Inva Mula. Ky koncert gala merr një domethënie të veçantë për Çairin, pasi Inva Mula në vitin 2012 është shpallur Qytetare Nderi e Komunës së Çairit, një vlerësim që e lidh emrin e saj me historinë kulturore të komunës sonë.

Në këtë mbrëmje të përkushtuar artit dhe festës, Inva Mulës do t’i bashkohen sopranoja Dëshira Ahmeti Kërliu dhe tenori Ismet Veseli, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit të Operës dhe Baletit, duke krijuar një përvojë të rafinuar dhe të paharrueshme për publikun.

28 Nëntor – ora 20:00
Opera dhe Baleti Nacional

Një mbrëmje që i sjell Shkupit art të nivelit të lartë. Një festë që nderohet me kulturë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More