ËNDRRAT E VONUARA

Nga B.M
A+ A-
Rivendos

Poezi nga: Langston Hughes
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ç’ndodh me ëndrrën e vonë?

Thahet e rreshket vallë
Si stafidhe rrushi në diell?

Apo malcohet si plagë
Dhe pastaj rrjedh?

Apo qelbet, si mish i prishur?
Apo zë kore ndërkaq
Si sheqeri mbi shurup?

Mbase si peshë e rëndë vjen
dhe na zgërlaq.

Apo ndoshta shpërthen?

artikuj të ndërlidhura