Qeveria e miratoi planin vjetor për objekte energjetike për vitin 2026

Nga B.M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shkurt – Qeveria e publikoi planin vjetor për ndërtimin e objekteve energjetike për vitin 2026 i cili nis investime masive prej mbi 5,7 miliardë euro në prodhimtarinë dhe deponimin e energjisë elektrike.

Ministrja Sanja Bozhinovska, sot në konferencën për shtyp sqaroi se plani përfshin realizimin e 67 objekteve të reja energjetike për prodhimtarinë e energjisë elektrike me fuqi prej të paktën 1 megavat, me fuqi të përgjithshme të instaluar prej 4.416,8 megavat dhe investim i vlerësuar prej 3,735 miliardë euro. Nga këto, 59 janë elektrocentrale fotovoltaike me fuqi mbi 3.000 megat dhe vlerë prej 2,1 miliardë euro, 7 elektrocentrale me erë me 907 megavat dhe 1,18 miliardë euro dhe një elektrocentral me gaz të kogjenerimit me 495 megavat dhe 445 milionë euro, të rëndësishme për balansimin e sistemit.

“Ky plan nuk është vetëm listë dëshirash, por një dokument strategjik konkret i cili transformon imazhin tonë energjetik dhe përforcon pavarësinë”, theksoi Bozhinovska.

Nga 284 kërkesa, janë miratuar 97 kompani sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari. Janë përfshirë edhe 56 projekte komunale nga Makedonski Brod, Lozova, Debërca, Kavadari, Kumanova, Bërvenica dhe Koçani, me analiza për stabilitet të rrjetit. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër