Ndërron jetë veterani i UÇK-së Nazmi Krasniqi nga fshati Pastasel

nga Xh M

OVL – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Dega në Komunën e Rahovecit, ka njoftuar se pas një sëmundjeje është ndarë nga jeta veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nazmi Krasniqi, nga fshati Pastasel. Sipas njoftimit zyrtar, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 3 janar 2026, në orën 14:00, në vendlindjen e tij, në fshatin Pastasel. OVL e UÇK-së – Rahovec u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Nazmi Krasniqit, duke vlerësuar lart kontributin e tij në luftën për liri. “Lavdi jetës dhe veprës së Nazmi Krasniqit për kontributin e dhënë për lirinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More