Jeremy Boga i Juventusit

Nga admin
484 e lexuar

Juventusi ka arritur marrëveshje verbale për transferimin e Jeremie Boga nga OGC Nice.

Sulmuesi anësor do të vijë në Torino në formë huazimi, me një klauzolë blerjeje prej 5 milionë eurosh.

Sipas detajeve të publikuara nga Fabrizio Romano, palët kanë mbyllur akordin dhe lojtari pritet të mbërrijë sot në Torino për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën.

Operacioni është menduar si një zgjidhje e mençur për bardhezinjtë, që ruajnë të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Boga vjen pas përvojës në Ligue 1 me Nice, ndërsa më herët ka lënë gjurmë edhe në Serie A.

Tek Juventusi pritet të shtojë shpejtësi dhe kreativitet në repartin ofensiv, duke ofruar alternativa të reja në krahë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër