Kina reagon lidhur me situatën në Venezuelë

nga Redaksia

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës tha të shtunën se Kina është e tronditur prej përdorimit të forcës nga ShBA-ja kundër një vendi sovran dhe prej veprimit të ndërmarrë ndaj presidentit të këtij vendi, duke i dënuar fuqishëm ato.

Sipas njoftimeve, ShBA-ja nisi goditje ushtarake ndaj Venezuelës dhe presidenti Donald Trump shkroi në medien sociale “Truth Social” se ShBA-ja ka kryer “me sukses” një sulm kundër Venezuelës, kurse udhëheqësi i saj, presidenti Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten, u kapën dhe “u nxorën nga vendi”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me këtë , zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës u shpreh të dielën se Kina i kushton vëmendje të madhe kapjes nga ShBA-ja dhe nxjerrjes jashtë vendit të presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij.

Sipas tij, ky veprim i palës amerikane shkel ligjin ndërkombëtar, normat e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së OKB-së. “Kina i bën thirrje ShBA-së të garantojë sigurinë e jetës së çiftit Maduro, të lirojë menjëherë presidentin Maduro dhe bashkëshorten e tij dhe të ndalojë përmbysjen e pushtetit në Venezuelë, duke i zgjidhur problemet përkatëse nëpërmjet dialogut e bisedimeve,” tha zëdhënësi i diplomacisë kineze.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More