Voziste nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi aksident, arrestohet shoferi nga Shkupi

Nga B.M
581 e lexuar
A+ A-
Rivendos

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria M.M. (50) nga Shkupi.

“Rreth orës 16:15 në SPB Shkup u njoftua se në bulevardin “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë qenë të përfshirë një automjet udhëtarësh “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.M., një automjet “Tojota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.G. (25) dhe një automjet “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.V. (32), ndërkaq lëndime pësuan A.G. dhe bashkudhëtarja L.G. Pas masave të marra, u konstatua se M.M. e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,32 promilë alkool në gjak”.

“Është njoftuar prokurori publik, M.M. u privua nga liria dhe, pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik””, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër