Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua rritje e çmimeve në hotele në krahasim me periudhën ë njëjtë të vitit të kaluar, por rënie u regjistrua vetëm te shërbimet e hotelerisë.
“Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3.5%. Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 4.8%, derisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 2.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Rritje më e madhe u regjistrua te pijet alkoolike (7.8 %), ushqimi (7.8 %) dhe pijet joalkoolike (5.3 %), ndërsa ulje ka pasur vetëm te netët e kaluara (12.1 %).
