Presidentja Siljanovska Davkova i dorëzoi propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor në Kuvend

Nga B.M
799 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Në Kuvend janë dorëzuar materialet për zgjedhjen e Suzana Joshevska Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Arlinda Kadri-Shahinoviq është profesoreshë universitare me karrierë akademike shumëvjeçare në Fakultetin për Shkenca Juridike dhe Politike në Universitetin FON dhe MIT, ndërsa në publik është e njohur edhe si ish anëtare e Komisionit për amnisti. Suzana Joshevska Anastasovska është avokate me praktikë shumë vjeçare, veçanërisht në çështjet penale.

Propozimet vijojnë pas miratimit të Ligjit të ri për Këshill Gjyqësor më 29 dhjetor, i cili sjell ndryshime për rritje të transparencës dhe llogaridhënies, për të publikuar procedurat, për të specifikuar kriteret për zgjedhjen e një “juristi të shquar” dhe përforcimin e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve.

Këshilli gjyqësor numëron 15 anëtarë nga të cilët tetë i zgjedhin gjyqtarët, tre Kuvendi, dy i propozon presidenti i shtetit, ndërsa dy janë anëtarë sipas detyrës – kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë, pa të drejtë vote.

Pritet që propozimet e presidentes të hyjnë në procedurë të Kuvendit nga e hëna.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër