Shërbimet hotelierike në dhjetor vitin e kaluar me çmime të njëjta në nivel mujor, në nivel vjetor janë rritur për 3,5 për qind

Nga B.M
987 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 nuk shënojnë ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm, ndërsa çmimet e shërbimeve hotelierike në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar janë rritur për 3,5 për qind, njoftoi sot Enti shtetëror për statistikë. 

Çmimet e shërbimeve hotelierike në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar janë rritur për 4,8 për qind, derisa krahasuar me dhjetorin e vitit 2024 rritja është 2,3 qind.

Çmimet në  hotelieri te grupet Ushqim, Pije alkoolike, Pije joalkoolike dhe Netët e kaluara, në muajin dhjetor të vitit 2025 krahasuar me muajin nëntor të vitit 2025, nuk shënojnë ndryshime. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër