Pas dekadash, një unazë e humbur gjendet në plazhin e New Jerseyt dhe kthehet te pronarja

nga D. V.

Një unazë e zhdukur për dekada iu kthye një familjeje në Nebraska pasi u gjet e varrosur në një plazh të New Jersey nga një gjuetar thesaresh me një detektor metalesh.

Andrew Ciffer e zbuloi unazën ndërsa kërkonte në plazh në Belmar dhe vendosi të gjente pronarin, i identifikuar vetëm nga inicialet “BW” në unazë.

Ai kontaktoi Bibliotekën Publike të vendit dhe ata iu drejtuan Fondacionit të Shkollave Publike për të zgjidhur misterin.

“BW” u identifikua si Barbara Wielage, një nxënëse e vitit 1966.

“Ende nuk kemi asnjë ide se si unaza përfundoi atje”, tha Sandi Wielage-Roche, motra e BarbarAs.

Wielage-Roche tha se motra e saj jetoi në Boston për disa dekada më parë, por se si unaza u varros në atë plazh mbetet mister.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More