Një ndeshje tenisi në Australian Open mes italianëve Jannik Sinner dhe Luciano Darderi u ndërpre për pak çaste në Melburn, pasi një bebe filloi të qante me zë të lartë gjatë lojës.
Ndërkohë që Darderi po përgatitej të shërbente, britma e bebes e shpërqendroi atë në Margaret Court Arena, ku zakonisht mbretëron heshtja gjatë pikëve të lojës.
Darderi provonte disa herë të përqendrohej për shërbim – duke goditur topin në tokë apo duke e hedhur lart – por britma e vazhdueshme e bebes e detyroi të ndërpriste lëvizjet dhe të ndalonte, duke u dukur i habitur. Situata shkaktoi të qeshura dhe duartrokitje mes spektatorëve.
Një video e momentit u shpërnda me shpejtësi në TikTok dhe arriti më shumë se dy milionë shikime, duke nisur një diskutim online nëse është e drejtë të sjellësh bebet dhe fëmijët e vegjël në ndeshje ku kërkohet heshtjes gjatë lojës.
Disa komentues thanë se fëmijëve të vegjël nuk duhet t’u lejohet të jenë aty, duke argumentuar se “nuk do ta kujtojnë asnjëherë lojën”. Të tjerë kritikuan lojtarët, duke pyetur pse një zhurmë e tillë mund t’i shpërqendrojë kaq shumë.
Sipas rregullave të Australian Open, fëmijëve dhe bebeve u lejohet hyrja në ndeshje. Fëmijët nën moshën 2 vjeç mund të hyjnë falas nëse nuk zënë vend në tribunë, ndërsa fëmijët më të mëdhenj kanë bileta specifike për grupmoshat. Gjithsesi, etiketë e turneut kërkon që publik të ruajë heshtjen gjatë pikëve, dhe mosrespektimi mund të çojë në largim nga tribunat.
Organizatorët e Tennis Australia kanë theksuar se turneu është “i hapur për të gjithë”, përfshirë fëmijët, por kërkojnë që spektatorët të respektojnë lojtarët dhe udhëzimet e gjyqtarëve.

