Hoxha- Dreksler: Mbështetja e Gjermanisë për tranzicionin energjetik dhe Agjendën e gjelbër, shtyllë kyçe për një sistem energjetik modern, të dekarbonizuar dhe të qëndrueshëm

Nga B.M
471 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot në një takim pune me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler, shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Gjermanisë në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Ministri Hoxha theksoi se, në një kohë sfidash globale serioze, veçanërisht kriza energjetike dhe ndryshimet klimatike, kjo mbështetje përbën një shtyllë kyçe për mbrojtjen e kategorive të cenueshme të popullsisë, stabilizimin e sektorit energjetik dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt një sistemi modern, të dekarbonizuar dhe të qëndrueshëm energjetik, në të mirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës.

Ministri Hoxha vlerësoi përpjekjet e Gjermanisë për të mbështetur tranzicionin energjetik në rajon, përmes bashkëpunimit të ngushtë me Komisionin Evropian dhe institucionet financiare evropiane, me qëllim fuqizimin e investimeve në energji të pastër dhe të qëndrueshme.

Ky përkushtim u konfirmua edhe më tej në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët të Qëllimit për Partneritetin Rajonal për Klimën ndërmjet liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Gjermanisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër