Ndeshjet çerekfinale për në Kupën e Maqedonisë së Veriut në futboll

nga Xh M

Më 25 shkurt do të luhen ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll. Në çerekfinale do të përballen edhe dy ekipet shqiptare nga Liga e Parë, transmeton Portalb.mk.

KF Struga do të përballet me KF Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Shkëndija e Haraçinës do të luajë kundër Rabotniçkit. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve, do të përballen në gjysmëfinale.

Në të njëjtën ditë, Vardar do të ndeshet me Ohrin, ndërsa Detoniti kundër Sileksit. Fituesit i këtyre dy ndeshjeve, do të luftojnë në gjysmëfinale.

Në çerekfinale do të luhet vetëm një ndeshje, ashtu që fituesit do të kualifikohen për në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale do të luhen nga dy ndeshje.

Ndeshjet e parë gjysmëfinale do të luhet më 1 prill, e dyta më 22 prill, ndërsa finalja më 20 maj.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës. Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Shkëndija e Tetovës, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More