Leku është mbiçmuar në tremujorin e dytë të vitit, pas ecurisë së qëndrueshme të shfaqur në tremujorin e parë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, teksa vuri në dukje se ky do të jetë një realitet i ri në kursin e këmbimit.
Ekspertët theksojnë se niveli i euros përballë lekut do të jetë një normalitet i ri në kursin e këmbimit dhe nuk parashikohet që të ketë një forcim të monedhës europiane ndaj lekut.
Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit. Po ashtu një trend i tillë është pozitiv edhe për të gjithë ata persona që kanë kredi në euro sepse do të paguajnë më pak. Përfitime nga një lek i fortë përballë euros ka edhe qeveria pasi paguan më pak kosto për boxhin e jashtëm. Ata që dëmtohen direkt janë eksportuesit pasi i shesin mallrat në euro duke marrë më pak fitime.
