88 për qind e votave të numëruara nga KQZ – kush po e kryeson garën politike?

nga D V

Prishtinë, 10 shkurt – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka vazhduar me numërimin e votave për subjektet politike.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga KQZ deri më tani janë numëruar 88.04% e votave.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306,556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës  me 21.83% apo 162,033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75% apo 131,798 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka grumbulluar 2.31% apo 17,174 vota.

Procesi i numërimit vazhdon, dhe rezultatet tjera priten në orët në vijim. KQZ ka njoftuar se në procesin e votimit që u mbajt më 9 shkurt, morën pjesë 799 mijë e 954 e qytetarëve apo 40.59%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More