Takim i komisionit historik në Sofje – është diskutuar për shënimet e përbashkëta dhe për tekstet shkollore për klasen e VII, përparim nuk është arritur

nga Xh M

Shkup, 11 prill – Në Sofje sot dhe dje është mbajtur takimi i 35-të i Komisionit të përbashkët ekspert multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore, kumtoi kryetari i ekipit të Maqedonisë së Veriut, prof.dr. Vanço Gjorgjiev.

Gjatë hapjes së takimit, ekipi i Maqedonisë së Veriut shprehu mirënjohje për Republikën e Bullgarisë dhe institucionet e saj për ndihmën e dhënë gjatë përkujdesit dhe mjekimit të të pësuarve nga tragjedia në Koçan, si dhe ndaj shoqërisë dhe qytetarëve bullgarë për ndjeshmërinë dhe solidaritetin e shprehur.

Takimi u zhvillua në një atmosferë pune dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit.

Takimi i mëparshëm i komisionit të përbashkët historik është mbajtur në shkurt të këtij viti në Shkup. Edhe takimi i radhës i historianëve nga RMV-ja dhe Bullgarua është planifikuar të mbahet në Shkup në qershor.

Komisioni i përbashkët i Maqedonisë-Bullgarisë për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë e nënshkruar më 1 gusht 2017.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More