Shkup, 5 janar – Në nëntë muajt e parë të këtij viti janë realizuar transaksione onlajn me vlerë 693.1 milionë euro, që është një rritje prej 30 për qind në krahasim me vitin e kaluar, njoftoi sot Asociacioni për e-tregti i Maqedonisë AETM.
Me karta nga Maqedonia drejt e-tregtarëve të Maqedonisë janë realizuar 338.5 milionë eurp, një rritje e realizuar prej 18 për qind. Numri i transaksioneve të kryera nga qytetarët e RMV-së drejt e-tregtarëve të huaj është rritur për 63.2 përqind, ndërsa vlera për 45 për qind. Transaksioni mesatar i qytetarëve të RMV-së drejt e-tregtarëve të huaj është ulur për 11.3 për qind.
Asociacioni për e-tregti i analizoi të dhënat e fundit të publikuara për transaksionet në pikat e shitjes për e-tregti të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sipas të cilave, siç informojnë, mund të vërehet se në tre tremujorët e parë të vitit 2025, vlera e transaksioneve totale të kryera në pikat e shitjes së e-tregtisë nga qytetarët e RMV-së brenda dhe jashtë vendit, si dhe nga mbajtësit e kartave të huaja arriti në 42,626.6 milionë denarë ose 693,1 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur arriti në 533 milionë euro. Pjesën më të madhe absolute të rritjes vazhdojnë ta mbajnë kartat vendase të përdorura për blerje nga e-tregtarët vendas, ku vlera e transaksioneve u rrit nga 286,9 në 338,5 milionë euro, gjegjësisht për 18 për qind. Megjithatë, thuhet në informacionin, rritja më dinamike vërehet në vlerën që qytetarët e RMV-së e realizuan me kartat e tyre te tregtarët e huaj elektronikë në shumën prej 19,461.2 milionë denarë ose 316.4 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 45 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse në terma absolutë vlera e transaksioneve me karta të huaja te tregtarët vendas elektronikë është e vogël, një sinjal pozitiv për ekonominë e RMV-së është rritja prej 38 për qind, që e rrit vlerën nga 27,7 në 38,2 milionë euro.
Përveç rritjes së vlerës, e-tregtia shënoi edhe rritje të ndjeshme të numrit të transaksioneve onlajn, të cilat në periudhën nga tremujori i parë deri në të tretën të vitit 2025 arritën në 21 milionë, që është 30,2 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Rritja më e theksuar vërehet përsëri te kartat vendase për e-tregtarëte huaj, me një rritje prej deri në 63,2 për qind, që tregon një frekuencë të shtuar të blerjeve onlajn, më shpesh me një vlerë individuale më të ulët. Numri i transaksioneve te e-tregtarët vendas është gjithashtu në rritje, por me një ritëm më të moderuar, përkatësisht u kryen 10.6 milionë transaksione, që përfaqëson një rritje prej 10.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rritja e pabarabartë e vlerës dhe numrit total të transaksioneve onlajn reflektohet qartë edhe në shumën mesatare për transaksion. Konkretisht, vlera mesatare e realizuar për blerje me karta të RMV-së nga e-tregtarët e huaj u ul për 11.3 për qind dhe arriti në 34.6 euro, ndërsa ndaj e-tregtarlve vendas u rrit për 7 përqind dhe arriti në 32 euro, kështu që në nivel të përgjithshëm vlera mesatare mbetet e njëjtë, përkatësisht 33 euro.
Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, u regjistruan 175 pika shitjeje të sapohapura online, gjë që, sipas AETM, është një tregues i rëndësishëm i rritjes së ofertës dhe interesit të bizneseve për të hyrë në hapësirën elektronike dhe për të filluar me shitje onlajn.
