Anulohet procedura për furnizimin dhe vendosjen e targave me ngjyrë për automjetet zyrtare

nga Xh M

Shkup, 11 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme ka anuluar procedurën e tenderimit për blerjen e targave për automjetet zyrtare, për shkak të ankesave që aktualisht po shqyrtohen nga Komisioni Shtetëror për Ankesa.

Paralelisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të gjitha automjetet zyrtare të pajisen me targa speciale me ngjyrë, me shumë gjasa të kuqe, deri më 15 shtator 2025, me qëllim rritjen e transparencës dhe parandalimin e abuzimeve.

Gjithashtu, do të krijohet një regjistër i posaçëm i automjeteve shtetërore, i cili do të mundësojë evidencë të saktë për vendndodhjen dhe përdorimin e çdo automjeti zyrtar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More