Apple i zhgënjyer me shitjet e iPhone 17 dhe iPhone Air, pse nuk u pritën si të gjithë të tjerët?!

nga D. V.

Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.

Apple sapo dha një pasqyrë për të parë performancën e shitjes të iPhone 17 – dhe duket se telefoni më i ri po ecën mirë, por jo aq sa Wall Street kishte shpresuar.

Në fund te tremujorit që mbyllej në Shtator, Apple raportoi 102.5 miliardë dollarë të ardhura, me shitjet e iPhone që shkuan në 49 miliardë, pak nën pritshmëritë që donin t’i shihnin në 50.1. Sidoqoftë, Cook tha qartë: “Deri në Dhjetor, presim tremujorin më të mirë që ka qënë ndonjëherë për kompaninë.” Në përkthim: “Mos u stresoni, iPhone 17 ka dale siç del petulla e parë, po të tjerat do jenë perfekte.”

Modeli që po shitet më shumë? iPhone 17 Pro Max – si gjithmonë, sa më i madh ekrani, aq më shumë ndihesh si CEO.

Ndërkohë, iPhone Air, telefoni më i hollë në histori, s’po merr shumë dashuri. Duket se konsumatorët s’e duan “dietën” në telefon.

Në Amerikë dhe Kinë, seria e re po performon 14% më mirë se iPhone 16, por në Kinë shitjet e përgjithshme janë ulur lehtë krahasuar me vitin e kaluar. Apple fajëson tarifat, që pritet t’i kushtojnë 1.4 miliardë dollarë këtë tremujor.

Tim Cook, megjithatë, tha se “Apple Intelligence” – funksionet e reja të AI në iPhone – po i bind njerëzit të përditësohen. Kështu që nëse Siri s’ka qenë shumë inteligjente më parë… tani të paktën do dijë t’i përgjigjet pyetjes “Siri, pse kushton 1800 euro ky telefon?”

Megjithatë, Cook e mbylli javën në një mënyrë ndryshe. Në Las Vegas, u pa duke biseduar me Horacio Pagani, krijuesin e supermakinave italiane që duken si veprazarti. Në video shihet Horacio që i tregon makinën e re Pagani Codalunga Speedster, ndërsa Cook e shikon me buzëqeshje si nje fëmijë në dyqan lodrash.

Po kush e di… ndoshta në ndonjë event të ardhshëm, Apple do shpallë iCar 17 Pro Max, me “Dynamic Island” në timon dhe pagesë ekstra për karikuesin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More