Arrestohet në Kolumbi bosi i mafias ‘Ndragheta’

nga Xh M

Policia kolumbiane, me mbështetjen e Interpolit, njoftoi sot se arrestoi bosin e një prej klaneve mafioze më të rrezikshme në Itali, Roberto Nastasi.

I cilësuar edhe si drejtues i ‘Ndragheta’, dhe se ka lidhje me organizatën kriminale lokale ‘Clan del Golfo’ në Kolumbi, ai u arrestua në Medellín.

Nastasi ishte i përfshirë në një lidhje romantike me një grua nga një qytet fqinj dhe lëvizte nëpër qytet falë ‘mbrojtjes së organizatave kriminale’, tha kryebashkiaku Federico Gutierrez.

Për Gutierrez, Nastasi ishte ‘lidhja kryesore midis mafias së trafikut të drogës në Itali’ dhe Klanit të Golfos, një nga organizatat kryesore kriminale të Kolumbisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More