Arrestohet shoferi i cili me kamion përplasi për vdekje një çiklist në Gostivar

nga Xh M

Gostivar, 16 dhjetor – Sot (16.12.2025) rreth orës 13:00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria H.M. (44) nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi se rreth orës 12:35, në kryqëzimin e rrugës “Ilindenska” me rrugën “Sedek Kostovski” në Gostivar, një automjet transportues i markës “Mercedes” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga H.M., ka goditur një biçikletë të drejtuar nga I.M. (76) nga Gostivari.

I.M. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Gostivar, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Pas dokumentimit të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj H.M. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More