Shpallet fletarrest ndërkombëtar për të riun që përplasi për vdekje gruan dhe u arratis

Nga B.M
933 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 janar – Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletarrest ndërkombëtar për Sait Saitov (18) nga Shkupi, i biri i Beratit dhe Ganimetes, gjithashtu nga Shkupi.

I dyshuari kërkohet me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, për veprën penale sipas nenit 300 të Kodit Penal.

Sipas autoriteteve, i riu ditë më parë, në afërsi të kompleksit tregtar Zebra në Shkup, ka goditir një grua me automjetin e llojit Pasat, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas ka braktisur territorin e shtetit, duke shmangur përgjegjësinë penale.

Organet e rendit thonë se janë në koordinim me strukturat ndërkombëtare për lokalizimin dhe arrestimin e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër