Kush është Suzana Joshevska – Anastasovska, anëtarja e re e Këshillit Gjyqësor

Nga admin
627 e lexuar

Shkup, 12 janar – Avokatja Suzana Joshevska – Anastasovska, me 22 vite përvojë profesionale, aktualisht njihet më së shumti si avokate e njërit prej të akuzuarve në procesin gjyqësor për tragjedinë në Koçan, por edhe si kritike e shpeshtë dhe e ashpër e pushtetit. Ajo është një nga dy propozimet e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova për anëtare të reja të Këshillit Gjyqësor.

Joshevska – Anastasovska më herët ka qenë edhe këshilltare në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).

Si avokate me mbi 20 vite përvojë, Suzana Joshevska – Anastasovska është themeluese dhe partnere në zyrën avokatore “Stankoviq dhe Joshevska”, që nga marsi i vitit 2007.

Ajo ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi'” në Shkup, në vitin 2002. Në të njëjtin fakultet ka përfunduar edhe studimet master në të drejtën penale.

Provimin e jurisprudencës e ka dhënë në prill të vitit 2005.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër