Asnjë kandidate femër shqiptare për kryetar komune – në nivel shtetëror vetëm 10% kandidate femra!

nga Redaksia

Shkup, 26 shtator – Për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 19 tetor të këtij vitit, nga Komisioni shtetëror i zgjedhjeve janë konfirmuar kandidatët qoftë për kryetar të komunave apo edhe lista për këshilltarë.

Sipas analizës së “Zhurnal.mk”, mund të vërehet se shqiptarët nuk kanë asnjë kandidat femër për kryetar të komunave, ndërsa në përgjithësi janë vetëm 10 për qind kandidate femra të cilat kërkojnë vota për t’u bërë kryetare të komunave.

Sipas të dhënave të analizuara gjithsej janë vërtetuar 309 kandidatë, prej të cilëve janë 32 femra dhe 277 meshkuj. Në të gjitha komunat ku garojnë shqiptarët nuk ka asnjë kandidatë femër për kryetar komune dhe kjo është një gjë për të ardhur keq. Megjithatë, edhe në komunat e “fuqishme” dhe më kryesore ku mund të fitojnë kandidatë të VMRO DPMNE-së ose LSDM-së nuk duket të ketë kandidate femra.

Sa i përket listës së Këshillave zgjedhore, nga gjithsej 10490 kandidatë, 4732 janë femra dhe 5758 janë meshkuj.

Më së shumti kandidatë për kryetar të komunave, është për qytetin e Shkupit ku kanë kandiduar 16 kandidatë, ndërsa prej tyre janë 15 meshkuj dhe një femër. Gjithashtu ky qytet prinë edhe për numrin e kandidatëve për këshilltarë , ku nga 45 që duhet të zgjidhen gjithsej, konkurojnë 855 kanddiatë, e prej tyre 457 janë meshkuj dhe 398 janë femra.

Në komunat që drejtohen nga shqiptarët, më së shumti kandidatë për kryetar ka në Strugë, 9 kandidatë, prej tyre 8 meshkuj dhe një femër, ndërsa pason Dollneni me 7 kandidatë meshkuj, Tetova me gjithsej 6 kandidatë, prej tyre 5 meshkuj e një femër dhe më pas në Kërçovë ka 4 kandidatë, në Saraj ka 4 kandidatë, në Gostivar 4 kandidatë, Çair, Haraçinë, Studeniçan, Dibër, Çashkë nga 3 kandidatë, të gjithë këta meshkuj.

Në Likovë, Tearcë, Pllasnicë dhe Zhelinë janë paraqitur vetëm nga dy kandidatë, që do të thotë se në këto komuna fituesi do të vendoset që në rrethin e parë, nëse ka dalje më shumë se 33 për qëind të votuesve, shkruan “Zhurnal.mk”.

Të gjithë kandidatët nëpër komunat ku mund të fitojnë shqiptarët:

  • Haraçinë: Fekri Bakiu (grup votuesish), Skender Isufi (koalcioni AKI), Daut Beqiri (Vlen).
  • Bogovinë: Feti Abazi (Vlen), Besnik Emshi (AKI)
  • Bërvenicë: Haqim Ramadani (Vlen), Jovica Ilievski (VMRO DPMNE), Enver Pajaziti (AKI)
  • Butel: Olivera Livirniq (LSDM), Isamedin Azizi (AKI), Darko Kostovski (VMRO DPMNE)
  • Vrapçishtë: Mehmet Seferi (Vlen), Isen Shabani (AKI)
  • Gostivar: Visar Ademi (grup votuesish), Darko Grujoski (Levica), Valbon Limani (AKI), Sabedin Dauti (Vlen)
  • Dibër: Ilirian Fetahu (AKI), Fisnik Mela (Vlen), Ramadan Imeri (grup votuesish)
  • Dollnen: Abdula Bajarmoski (Grup Votuesish), Suad Adiloviq (grup votuesish), Blerim Ismaili (Vlen) Ramadan Durmoski (Partia turke), Isuf Sinani (LSDM), Flamur Gjoleka (AKI), Sashko Veljanovski (VMRO DPMNE).
  • Zhelinë: Blerim Sejdiu (Vlen), Emir Sulejmani (AKI)
  • Kërçovë: Shkodran Alili (grup votuesish), Fatmir Limani (Vlen), Aleksandar Jovanovski (VMRO DPMNE), Fatmir Dehari (AKI).
  • Likovë: Nexhmedin Sadiki (Vlen), Erkan Arifi (AKI)
  • Pllasnicë: Elsan Nurçeski (Grup votuesish), Alija Jaoski (AKI)
  • Saraj: Muhamet Elmazi (Vlen), Remzi Mamuti (grup votuesish) Tenzi Bluli (Demokratët), Blerant Ramadani (Aki).
  • Strugë: Nasto Palioski (Grup votuesish), Jovana Mojsoska (Levica), Arsim Dalipi (AKI), Lube Petreski (Partia e Punës), Besnik Asani (grup Votuesish), – Mendi Qyra (Grup Votuesish), Igor Maleski (grup votuesish), Robert Mileski (demokratët), Misko Saveski (grup votuesish),
  • Studeniçan: Azem Sadiki (grup votuesish), Sedat Bislimi (Vlen), Ejup Abazi (Aki).
  • Teracë: Nazim Taipi (AKI), Daut Memishi (VLEN).
  • Tetovë: Katka Bozhinovska (Levica), Izet Zejneloviq (Demokratët), Stevica Sarkoski (VMRO Popullore), Samka Ibraimoski (Romët), Bajram Rexhepi (AKI), Bilall Kasami (VLEN).
  • Çair: Ico Kolevski (Partia e Punës), Bujar Osmani (Aki), Izet Mexhiti (VLEN).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More