Atentat në Selanik, shqiptari plagoset me dy plumba në bark

nga Xh M

Një shtetas shqiptar është plagosur rëndë në orët e para të mëngjesit te sotëm në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Neapoli të Selanikut, rreth orës 05.00, kur një shtetas ende i paidentifikuar, ka hapur zjarr ndaj shqiptarit duke e qëlluar dy herë me armë.

Viktima mësohet se ndodhej i ulur bashkë me një shokun e tij, jashtë një dyqani, në momentin që është qëlluar.

Sipas burimeve ai ka marrë dy plumba në bark dhe është transportuar drejt spitalit “Ippokrateio” në gjendje të rëndë. Policia greke ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Sipas të njëjtave burime, ky i fundit ka mbërritur me këmbë në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe është larguar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More