Batiskafët kinezë të thellësive detare me njerëz kanë bërë mbi 1700 zhytje deri tani

nga D. V.

Tre batiskafët e thellësive detare me njerëz të Kinës kanë kryer deri tani 1 746 zhytje, tha të mërkurën Instituti i Shkencës dhe Inxhinierisë së Thellësive Detare i Akademisë Kineze të Shkencave. 

Batiskafët “Fendouzhe” (Luftaraku), “Shenhai Yongshi” (Luftëtari i Thellësive Detare) dhe “Jiaolong” (Dragoi) planifikohet të bëjnë 314 zhytje vetëm këtë vit, sipas të dhënave të publikuara nga instituti në një takim në Sanya në provincën jugore të Kinës Hainan. 

Spikat veçanërisht “Fendouzhe”, që këtë vit ndërmori ekspeditën e parë shkencore të thellësive detare të Kinës në zonat e mbuluara me akull të madh të Oqeanit Arktik dhe mori pjesë në një ekspeditë të përbashkët ndërkombëtare në Kanalin e Pujsegurit, në bregdetin jugperëndimor të Ishullit Jugor të Zelandës së Re. 

Ndërsa “Shenhai Yongshi” ka kryer 18 zhytje për eksplorime arkeologjike në thellësitë detare në shpatin kontinental veriperëndimor të Detit të Kinës Jugore këtë vit dhe ka punuar në bashkërendim me batiskafë pa njerëz, duke kontribuuar në zbulimet e reja arkeologjike në thellësitë detare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More